Produktet

Konserva Vlora realizon përpunimin dhe konservimin e peshkut sardele duke e konservuar në ambalazh të tipit alumin me format të vogël me peshë bruto 115 gr e cila ruhet në vaj ushqimor. Aktualisht ndërmarrja ka prodhuar dhe ka hedhur në treg tre produkte të peshkut sardele si më poshtë:

  • Sardele në vaj ulliri
  • Sardele në vaj bimor
  • Sardele me shije pikante

Produkti është i ambalazhuar në kuti alumini të modelit easy open (që hapen lehtësisht), të pandryshkshme dhe me afat ruajtje të produktit deri në 5 vjet. Produktet kanë etiketën e tyre e cila e printuar në trup, teknologji kjo që nuk lejon falsifikimin e produktit.

Produkti prodhohet kryesisht me lëndë të parë sardele të siguruar nga dy anijet e peshkimit të Konserva Vlora si dhe me peshk nga anije të tjera që peshkojnë në Shqipëri, dhe plotëson nevojat kur nuk ka prodhim të mjaftueshëm peshku me sardele të freskët të cilësisë të parë të siguruar nga ujrat e Adriatikut. Përbërësi tjetër kryesor është vaji i ullirit verxhine i cili ka tregues shumë cilesorë të acidititetit, shijes dhe kontrollohet vazhdimisht për qëndrueshmërinë e parametrave.

  1. Sardele të fresket të cilësisë së parë të siguruar nga ujrat e Adriatikut
  2. Vaji i ullirit verxhine me aciditet i ulet dhe shije të mirë, Vaji i misrit i rafinuar konform standarteve të BE
  3. Kuti alumini të modelit easy open (që hapen lehtësisht), dy herë e llakuar në anen e brendeshme dhe e printuar në trup konform standarteve të BE
  4. Teknologjia italiane
  5. Bazuar në traditën më të mirë të përpunimit të peshkut në Shqipëri
  6. Pajisur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për Ushqimin në Republikën e Shqipërisë dhe çertifikatën për sigurinë ushqimore HACCP.