Rreth Nesh

KONSERVA VLORA

Fshati Akërni, Komuna Novoselë, VLORË

Shoqëria Konserva Vlora ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 2011,  pas përfundimit të investimit në linjën e konservimit të sardeles në Akërni, Novoselë Vlorë. Linja e investuar është teknologji italiane dhe ka një kapacitet të instaluar përpunues 1,300 ton peshk në vit. Teknologjia e instaluar është në funksionim për përpunim të peshkut pellazgjik (sardele, acuge) dhe ka 3 vjet që funksionon duke prodhuar me sukses dhe me standarte produkte të konservës Vlora. Kompania është çertifikuar për sigurinë ushqimore me çertifikatën HACCP dhe është prezent në tregun shqiptar në të gjithë territorin gjeografik të vendit. Shpërndarja e produktit realizohet nëpërmjet distributorëve të specializuar dhe qëndrat kryesore ku realizohet shitja e produktit janë supermarketet dhe pika të vogla shitjeje në qytet kryesore.

Ndërmarrja ka nje fuqi puntore të specializuar e cila është punësuar që prej fillimit të aktivitetit dhe ka fituar aftësitë dhe shprehitë teknike për të realizuar një rritje të menjëhershme të prodhimit nëse kërkohet nga tregu i brendshëm apo i jashtëm.